BabyBoo lindi në mars të vitit 2019, si një projekt me shumë dashuri, i krijuar për të sjellë më të mirën për vogëlushët dhe prindërit modernë. Ajo që nisi si një dyqan i përkushtuar për bebet, sot është kthyer në një pikë referimi për cilësinë, sigurinë dhe elegancën në tregun shqiptar.

Pas këtij vizioni qëndron Espana Pharm, kompani e themeluar në vitin 2012, me eksperiencë të gjatë në shpërndarjen e produkteve të kujdesit shëndetësor dhe wellness-it. Duke ndjekur të njëjtat standarde të larta, Espana Pharm ka sjellë në tregun shqiptar markat më të njohura europiane, të cilat sot janë pjesë e portofolit të BabyBoo.

Ne jemi distributorë zyrtarë në Shqipëri të disa prej markave më të besuara dhe të dashura nga prindërit:
SuavinexNutribenDrasanviGranionsGoccoBabidu ,Sierra Cazorla,Jane, Trama, Bebecar

Çdo produkt që gjeni në BabyBoo.al është përzgjedhur me kujdes të veçantë, duke menduar për mirëqenien, zhvillimin e shëndetshëm dhe komoditetin e fëmijëve tuaj.

BabyBoo nuk është vetëm një dyqan – është një partner besnik në udhëtimin e prindërimit.